Festivali i Poeteshave, vleresohet “E verteta” e Denada Rrojit

“E verteta” – nga Denada Rroji

E verteta asht nji za qe nxjerr kry mbi krytin tim

Rralle me merr leje

Vjen e trimnohet n’krahnor si ortek me u derdh jehone.

Shpesh ajo del balone e liren’ sy ndalet frika e penit t’kputun.

Permbi tana me del per hundsh,

Ndeshkohet si e pathane, shurdhohet nga sirena t’rreme.

Nuk e dijshe se liria frigohet edhe ne liri

Ndodh qe, ajo me struket brenda dhamvefortese qe nuk ma cenon kurrkush.

As mund ta kaperdij, as mund ta nxjerr,vetehelmohem.