VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, polici kufitar përplas për vdekje me makinë një 12-vjeçar

Një fëmijë 12-vjeçar ka ndërruar jetë në aksin Valare-Gjirokastër.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:50, ku një punonjës policie në DVKM Gjirokastër, i identifikuar si E.D 24-vjeç ka përplasur me makinë E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

/abcnews.al/