Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi të premte dy ndeshjet hapëse të javës së nëntë. Në fundin e fazës së parë ndeshjet filluan në 17:45, me Partizanin që fitoi 1-4 në transfertë me Teutën, ndërsa Vllaznia mori tri pikë në shtëpi duke fituar 2-1 kundër Bylis.
Në “Loro Boriçi” Vllaznia fitoi 2-1 me Bylis për t’u rikthyer te fitorja pas tre ndeshjeve. Në minutën e 39 Herald Marku gjeti golin e parë të ndeshjes, ndërsa në minutën e 72 Jonuzi do gjente edhe golin e qetësisë pas gafës së Teqja në portë. Goli i Kaçorrit në minutën e 84 shërbeu sa për statistika 2-1.
Me këtë fitore Vllaznia shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Bylis qëndron në vendin e gjashtë me 11 pikë.
Comments are closed.