Policia ka konstatuar 161 raste të korrupsionit ndaj uniformave blu brenda një jave në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se shoferë në moshë të re janë ndaluar pasi iu kanë ofruar punonjësve të policisë shuma të ndryshme parash.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve, gjatë një jave, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 11 raste të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masave administrative.
Shkon në 161 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.
Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet me drejtues shtetasit: I. K., 30 vjeç, N. A., 48 vjeç, E. H., 29 vjeç, B. A., 29 vjeç, N. P., 63 vjeç, G. Xh., 50 vjeç, E. L., 30 vjeç, M. M., 37 vjeç, A. D., 51 vjeç, V. K., 39 vjeç dhe L. H., 32 vjeç, të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, iu kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Comments are closed.