Ujësjellës- Kanalizime Shkodër ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, në zbatim te ligjit Nr.87/2019, “Per Faturen dhe Sistemimin e Monitorimit te Qarkullimit” I ndryshuar, dhe aktet e tjera ne fuqi per proçedurat e zbatimit te proçesit te fiskalizimit, të përditësojnë të dhënat e tyre. Synimi i këtij procesi është një bashkëpunim sa më i mirë me klientet tanë si dhe shmangia e deklarimeve të pasakta.
Për bizneset dhe institucionet:

Fatura e fiskalizuar është i vetmi dokumenti i vlefshëm për qëllime tatimore, për një blerës që kryen aktivitet tregtar.

Fatura mund të verifikohet lehtësisht nëse është apo jo e fiskalizuar dhe e raportuar në administratën tatimore qendrore.

Të dhënat personale, të mbledhura për përditësimin e tyre, do të përdoren vetëm për qëllimin për të cilin janë kërkuar.
Për familjarët:

Ky proces, do të lehtësojë zgjidhjen e problematikave në të ardhmen.

Çdo qytetari do t’i ofrohet mundësia për të verifikuar nëse fatura për mallin apo shërbimin që ka paguar, është raportuar apo jo në sistemin tatimor.
Kjo procedure nuk synon të ndikojë në skemën aktuale të taksave dhe si rezultat, as në peshën e detyrimeve të qytetarëve.
Të dhënat personale të mbledhura për përditësimin e tyre, do të përdoren vetëm për qëllimin për të cilin janë kërkuar.

Njoftojmë se klienti (familjar, biznes, institucion), duhet të paraqitet pranë sportelit ku kryhet pagesa e faturës së ujit (prane Qendres se Kujdesit ndaj Klientit-ambjentet e ish- Telekom, sheshi “Nënë Tereza”), së bashku me dokumentat përkatës:

Për familjarët: Kartë identiteti (ID), një faturë uji si dhe një certifikatë pronësie.
Për bizneset dhe institucionet: NIPT dhe një faturë uji.