Ndërkohë që beteja për vilën e Shirokës mes pasardhësve të familjes mbreterore dhe bashkimit te sindikatave të pavarura Fax News ka siguruar dokumente ekskluzive të 1925 se si pasuria është në zoterim të Poçit të Zefit te Tushës. Ekspertja e pavarur i konfirmon gjykatës se Shkodrës që po shqyrton çështjen se në dokumentet gjyqësore nuk ndodhet origjina e pronës për objektin “Vila mbreterore Shirokë”.

Vila e Shirokës është një nga pronat që pretendon pasardhësi i familjes mbretërore Princi i Leka 2. Po cfarë po ndodh me vilën e bukur me pamje nga liqeni i Shkodrës e braktisur prej dekadash. Vila mbretërore që para viteve 90 funksionoi si kamp i Shirokës tashmë ka përfunduar në një përballje gjyqësore në gjykatën e Shkodrës mes pretendentëve bashkimin e sindikatave te pavarura te vendit dhe pasardhesit të mbretit Zog, Princ Leka.

Fax News siguron dokumente ekskluzive se si pasuria ku ndodhen vila dykatëshe me siperfaqe 345 metra katror dhe një ndërtesë tjetër dy katëshe me sipërfaqe 145 metra katror i përket Pocit te Zefit të Tushës. Është pikërisht ky dokument që duket ne kete foto I marre nga arkivi i shtetit dhe qe daton qe nga viti 1925. Pranë gjykatës Shkodër sic konfirmon ekspertja e pavarur nuk ka asnjë dokument tjetër autentik që të deshmojë shitjen e pasurisë, dhurimin, apo ndonjë transkaksion të mundshëm mes pronarit dhe familjes mbretërore.

Fax News ka siguruar dhe një dokument tjetër ekskuziv të vitit 1937 ku vilës se Shirokes e është kërkuar ti behet rikonstruksion i çatisë ose sic emërtohet aty “Pullaz i Menses së vilës Shirokë” . Edhe ky dokument është marrë nga arkivi qendror tekrnik I ndertimit te asaj kohe dhe është firmosur nga drejtori i punëve botërore të asaj kohe. Nëse pronat e familjes mbretërore i takojne mbretit apo kurorës mbretërore kjo mbetet ende nje enigmë e pazgjidhur, dhe sic pohoi dhe kreu i kadastrës, Artan Lame në emisionin “Opinion/” të pak diteve më parë për shkak edhe të ligjeve te paqarta te kohës së monarkisë. Edhe pse vite më parë mediat njoftuan se gjykata e lartë dhe dy shkallët e tjera të gjyqësorit i njohën pronësinë e vilës së Shirokës, Princit Leka, ekspertët shpjegojnë se ky fakt nuk ka lidhje me njohje pronësie por me atë që në kodin e procedures civile njihet si vertetim I faktit juridik. Nje ekspert i fushës në kushte anonimati komentoi keshtu per Fax News.

“Vërtetimi Faktit Juridik është një Veprim Juridik që gjykatat e bëjnë me kërkesë të një shtetasi i cili kërkon të provoj gjyqësisë ekzistencën e një dokumenti apo një prone për të cilën nuk ka dokument për shkak se ai ka humbur, është djegur apo zhdukur.

Në kushtet kur nuk është e mundur ekzistenca e tij jo për fajin e personit por të shtetit, ligjvënësi ka parashikuar që ai këtë ta provoj me anë të gjykatës duke u bazuar në nenin 388-389 kodit procedurës civile.

“Mungesa e dokumentacionit nga ana e pasardhesve të familjes mbretërore faktohet edhe nga akt ekspertimi i një eksperteje të pavarur që i është dorëzuar gjykatës se Shkodrës, Faxnews siguron dokumentin e plotë të akt ekspertimit që daton 12 majin e vitit të kaluar. Në këtë document Princi Leka i shtron disa pyetje ekspertes, ndërsa kjo e fundit pranon se tre shkallet e gjyqesorit kane njohur “ Vërtetimin e faktit juridik për dy ndërtesat dhe truallin 3962 metra katror”.

Ekspertja e pavarur e gjykatës i ka konfirmuar zyrtarisht gjykatës së në dosjen gjyqësore ndodhet vetëm fletë regjistri i pasurisë së vitit 1925 me zotërues të saj Poçin e Zefit të Tushës, ndërsa nuk ndodhet origjina e pronës për objektin “Vila mbretërore Shirokë”.