Vllaznia e femrave nuk ia del të marrë minimalisht një pikë në debutimin e fazës së grupeve të Champions League por ndaj Real Madrid, skuadra e drejtuar nga Nikolin Leka bëri një paraqitje pozitive duke evituar disfatën me goleadë.

Në “Loro Boriçi”, shkodranet pritën skuadrën mbretërore për llogari të grupit A duke zhvilluar një 90 minutësh me dy fytyra. Në fraksionin e parë, të besuarat e Lekës treguan se mund të rrezikonin madje ekipin “Los Blancos” por në fraksioninin e dytë, miket nxituan të shënonin për të mos e vijuar ndeshjen në barazim dhe ia dolën mbanë menjëherë pas rikthimin në fushën e lojës.

Në minutën e 54, Gonzalez shënoi golin e parë dhe 14 nga fundi, Olga nga pika e bardhë dyfishoi shifrat. Në formaconin titullar të Vllaznisë u aktivizuan 6 vajza shqiptare përfshirë edhe shënuesen më të mirë të futbollit të femrave në Europë, Megi Doçi. Ndeshjen e dytë, Vllaznia do ta luajë në transfertën e Chelseat pas 6 ditësh.