Gazetari Eni Ferhati deklaroi se në vendin tonë janë aktualisht 30 shtëpi bari. I ftuar në “A2CNN”, Ferhati tha se ‘shtëpitë e barit’ janë në zona të ndryshme urbane, por edhe në vende të braktisura. Gazetari shtoi se ata kanë qenë të detyruar të investojnë në ambiente të mbyllura, pas aksionit të Lazaratit. Sipas Ferhatit, personat që vihen në pranga janë gjithmonë rojet dhe punëtorë e shtëpive të barit e jo financuesit e ‘grosistët’ e mëdhenj.
“Shtëpitë e barit në Shqipëri janë rritur gjatë vitit të fundit. Janë mbi 30 shtëpi bari apo ambiente të tjera të kultivimit të kësaj bime narkotike në ambiente të mbyllura. Janë edhe të depërtuar që e kanë vijuar aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke huazuar këtë lloj mënyre. Kanë qenë të detyruar të investojnë në ambiente të mbyllura, pas aksionit të Lazaratit dhe trafikantët kanë investuar në këto shtëpi bari. Ata që kryejnë aktivitetin kriminal në Britani nuk janë të ekspozuar.
Shumë pak arrihet te financuesit e këtyre shtëpive të barit apo grosistët e mëdhenj, por në pranga përfundojnë këta punonjës, që mesa di unë vetëm të dielën dalin nga banesa, ndërkohë që gjatë javës i përkushtohen 24 orë në 24 rritjes së bimëve. Statistika është zyrtare nga përllogaritja e thjeshtë e rasteve që ka bërë zyrtare policia gjatë këtij viti, po ta krahasojmë me vitet e kaluara jemi mbi dyfish.
Kanë qenë të shpërndara në Tiranë kanë qenë apartamente të modifikuara, në Astir, në Shkodër dhe vende të tjera. Shfrytëzohen edhe ambiente të braktisura, tunele të ushtrisë ka pasur raste, kryesisht të veçuara nga zonat e banuara,”- tha Ferhati.
Comments are closed.