“O jetojmë ne, ose ata, fundi do jetë kanuni”, banorët e Postribës kundër ndërtimit të gurores, protestë para Avokatit të Popullit: Ky luan rolin e postierit


Banorët e fshatit Postribë të Shkodrës kanë mbajtur sot një protestë para institucionit të Avokatit të Popullit, ku kanë kërkuar përgjigjie për paditë e tyre të bëra kundër ndërtimit të gurores që rrezikon të shkatërrojë të gjithë ekosistemin e zonës, duke ndotur edhe ujin e pijshëm.

Ata shprehën pakënaqësi për mungesën e veprimeve nga ana e Avokatit të Popullit sa i takon ankesave të tyre dhe deklaruan se nëse asnjë institucion nuk do merrte masa për ndalimin e ndërtimit të kësaj guroreje, atëherë, banorët do të bazoheshin në zbatimin e kodeve të kanunit.

“-Ky është uji që pijnë fëmijët tanë. Këta po na vrasin ne. Avokati i Popullit duhet të reagojë përderisa institucionet shtetërore nuk po na e zgjidhin këtë problem. Supozohet që ai të na zgjidhë problemet jo të heshtë. Nuk jemi pritur në zyrën e tij. Që në gusht e kam marrë në telefon dhe nuk ma hap telefonin. Nuk përgjigjet askush.

-Këtu është burimi ku pijnë ujë 2 mijë banorë, ndërkohë në krah ka edhe varreza shumë shekullore që rrezikohen të zhduken. Ne kërkojmë reagimin e drejtësisë. Besoj se fundi do jetë te kanuni, o do jetojmë ne ose ata. Kemi kaq vite që nuk gjejmë drejtësi, prandaj ne do të detyrohemi të përdorim kanunin.”– u shprehën disa prej banorëve që protestuan.


3 Trackbacks / Pingbacks

  1. บาคาร่า
  2. MDMA Crystal
  3. สล็อต ฝากถอน true wallet เว็บตรง 888pg

Comments are closed.