Thuhet se nëse dështon të bësh plane, po planifikon të dështosh. Kjo është veçanërisht e vërtetë për menaxhimin e rreziqeve klimatike në çdo vende, por pak më e përshtatshme për një vend si Shqipëria, e ekspozuar ndaj përmbytjeve, motit ekstrem, tërmeteve, zjarreve dhe erozioneve. Menaxhimi dhe reduktimi i rrezikut të ngjarjeve të tilla kërkon ngritjen e një plani të bazuar në informacione shumë të forta, ekspertiza dhe burime që mbështesin aktivitetin.
Në Shqipëri, pushteti lokal është në radhë të parë përgjegjësi për menaxhimin e riskut të katastrofave. Pushteti lokal jo vetëm që merret me policët e zjarrfikësit, por është i lidhur dhe me qytetarët edhe masat për ti mbrojtur ata nga fatkeqësitë.
Pushtetet lokale duhet t’i dedikojnë menaxhimit të riskut në raste katastrofash të paktën 4% të fondit total të tyre. Për të mbështetur zbatimin, janë krijuar struktura institucionale si komitetet e mbrojtjes civile dhe po futen instrumente të reja, duke përfshirë vlerësimet e rrezikut, strategjitë e reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë dhe planet e emergjencës civile në nivel kombëtar, rajonal (qark) dhe vendor.
Por ndërkohë që ekziston korniza e planit të menaxhimit, mungesa e fuqisë punëtore dhe burimeve financiare zakonisht politikat dështojnë. Shumë bashki janë me mungesë stafi dhe në pamundësi për të punësuar dhe për të mbajtur individë të kualifikuar për ekzekutimin e një plani menaxhimi.
Përpos detyrimit të 4% të vendosur në ligj, ka shumë paqartësi dhe mungesë komunikimi referuar financiave të menaxhimit të riskut. Një pjesë e kësaj ndodh sepse Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile, AKMC, ka detyrimin e vendosjes së një Fondi Solidariteti për emergjencat që mund të ndihmojnë bashkitë në raste të tilla.
“Një kuti veglash” për menaxhimin e rrezikut nga katastrofat natyrore
Trajtimi dhe rregullimi i këtyre aspekteve është thelbësor në mbrojtjen e jetëve dhe investimeve publike ne infrastrukturën e Shqipërisë. Një “kuti veglash” është krijuar nga Banka Botërore, në bashkëpunim me AKMC dhe Co-Plan për të trajtuar bashkitë se si të përgatisin në mënyrë më eficiente buxhetetet e tyre në suport të menaxhimit të riskut.
“Kutia” përfshin një sërë temash specifike të rëndësishme për zbatimin e menaxhimit proaktiv të rrezikut nga fatkeqësitë, duke përfshirë planifikimin, përgatitjen e buxhetit, prioritizimin e projekteve dhe mobilizimin e burimeve.
Planifikimi i qëndrueshëm nuk është i mundur pa informacione të fuqishme dhe të besueshme lidhur me ngjarjet dhe humbjet katastrofike. Aty përfshihen udhëzime që ndihmojnë në krijimin, unifikimin dhe menaxhimin e të dhënave lokale për menaxhim risku.
Tragjeditë nuk janë plotësisht të parandalueshme, prandaj tentativat për të reduktuar pasojat janë të rëndësishme dhe Shqipëria duhet të përgatitet për më të keqen.
Informimi dhe financimi luajnë një rol të rëndësishëm. Eksperienca e Shqipërisë gjatë Covid-19 tregoi se vëmendja e shtetit po rritej në financat që lidhen me ngjarje shkatërruese.
Qeveria duhet të hartojë një strategji gjithëpërfshirëse që qartëson prioritetet dhe identifikon instrumente të ndryshme financimi për të synuar më mirë grupe të ndryshme të palëve të interesuara dhe për të adresuar fatkeqësitë me frekuencë dhe ashpërsi të ndryshme.
Tërmeti tragjik që e goditi atë në vitin 2019 ndodhi pasi një projektligj për mbrojtjen civile sapo ishte kaluar, por para saj kishte pasur shumë kohë për ta implementuar.
Tani është koha për të siguruar që qasja e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë e përshkruar në ligj të ndiqet në mënyrë aktive dhe të ketë burime të mjaftueshme përpara se të godasë fatkeqësia e ardhshme. Ne dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë do të vazhdojmë të këshillojmë qeverinë për këto përpjekje, duke siguruar një ekonomi dhe të ardhme më elastike për popullin shqiptar./Marre nga GazetaSi