Davide Pecorelli, italiani që inskenoi rrëmbimin dhe vdekjen e tij, do të përballet me 4 vepra penale. Prokuroria e Pukës i ka mbyllur hetimet për të, e tashmë e akuzon për kryerjen: mashtrimit; mashtrim kryer në bashkëpunim, pengim i zbardhjes të së vërtetës; shkatërim prone dhe dhunim varresh.

Po ashtu, ndaj italianit është ende në fuqi një urdhër-arresti që kërkon prangosjen e tij në momentin e parë që do të shkelë në tokë shqiptare. Në përfundim të gjykimit dhe në rast se Pecorreli do të dënohet atëherë do të kërkohet ekstradimi i tij nga Italia që të vuajë dënimin në Shqipëri.

Davide Pecorelli humbi në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. Të gjithë besuan se kishte ndërruar jetë, por nuk e kuptonin se përse duhet të ishte vrarë në Shqipëri, por duket se e vërteta ishte krejt ndryshe.

Por sajesa e vdekjes nuk i zgjati shumë sepse u njoh nga qytetarët italiane. Në muajin shtator 2021, Pecorelli u zbulua nga policia Italiane në një gomone që po mbytej. Ai u gjend në ishullin Elba në Toskana të Italisë. Pasi u arrestua, ai tregoi ‘historinë’ se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. Madje pretendonte se po kërkonte një thesar, ose më konkretisht qypa me florinj.