Pamje të reja të atentatit të Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës kanë dalë, kur kanë kaluar më shumë se 2 vite nga ekzekutimi i tyre. Dy biznesmenët, një prej tyre mik i ngushtë me Ervis Martinajn, ku mbetën viktima të një atentati të ndodhur në maj të vitit 2020 brenda një lokali në autostradën Milot-Mamurras pranë fshatit Gjormë të Kurbinit.
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të nxjerra edhe nga Artan Hoxha, duken fillimisht dy djemtë e Paulin Gjergjit ndodhen në makinën e parkuar në hotel. Më pas, tre atentatorët vijnë me makinë në oborrin e lokalit, kërcënojnë me armë djemtë e Paulin Gjergjit. Këto pamje i ka publikuar më parë edhe Dosja.al.
Comments are closed.