Dita e dytë e bojkotit të vitit të ri akademik. •Pedagogët do të protestojnë përballë universiteteve përkatëse për rritje pagash. •Kërkesat e tyre janë parashtruar ndaj Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit prej kohësh, mirëpo ende nuk kanë marrë një përgjigje konkrete. •Dita e djeshme përkoi me nisjen e vitit të ri akademik mirëpo studentët nuk bënë asnjë orë leksioni apo prezantimi.
Ata mbështetën kërkesat e pedagogëve të tyre, duke dalë me ta në protesta. Pedagogët në qytete si Shkodra, Gjirokastra, Elbasani dhe Vlora u bënë bashkë me ata të Tiranës. •Sot, sipas Kreut të Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçit, do të ketë një organizim në rrethe. Pedagogët kanë kanë bërë një listë me 9 kërkesa për të cilën thonë se afati për të negociuar tashmë ka kaluar.
Një nga pikat që këmbëngulin më tepër është rritja e pagës me 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër. •Në prononcimin për Zërin e Amerikës, ministria e arsimit Evis Kushi theksoi se po vazhdon dialogun me rektorët e universiteteve, përmes Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë, i cili mblidhet rregullisht për vendime dhe politika të rëndësishme
Comments are closed.