Janë të trajnuar për të vrarë, por ndonjëherë e kthejnë tytën e armës nga drejtimi i gabuar dhe aftësitë e tyre i përdorin për të “keqen”. Arrestimi në Turqi i ish-komandos Kujtim Çeliku, i cili ishte së bashku me me efektivin e Policisë Rrugore, Florenc Bicerri, nuk është rasti i parë i futjes së një komandoje në botën e errët të krimit. Më të mirët u pikasën dhe u morën si truproja nga kriminelë, ndërsa të tjerë, gjaknxehtë, shkatërruan vetë karrierën dhe emrin e tyre të mirë. Duke nisur nga rasti i sotëm, Dosja.al do të rendisë të gjithë ish-komandot që u shndërruan në kriminelë të frikshëm, pavarësisht se shumë të tjerë janë të dyshuar kryesorë për ngjarje të tjera të rënda kriminale që kanë tronditur vendin. Por më poshtë do t’i marrim nën shqyrtim të gjitha rastet. 

17 Shtator 2011-16 Tetor 2022

U “përlyen” në vrasje, disa i 'mori në

Kujtim Çeliku tentoi dy herë që të bënte mirë punën si kriminel, por nuk ia doli. Një oficer i ushtrisë, në repartin e forcave speciale “Komando” arrestohet me akuzën e grabitjes, fill pasi kishte kryer 5 misione paqeruajtëse në Irak e Afganistan. Ai u arrestua sepse i grabiti 176 unaza floriri, me një vlerë prej 30 milionë lekësh, një biznesmeni nga Durrësi. Por jo vetëm kaq. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Mullet të Tiranës, u gjetën edhe municione dhe kallëpe tritoli, që ai i mbante pa leje. Sot u arrestua në Turqi për trafik droge, bashkë me një oficer policie dhe një shtetas shqiptar.

Qershor 2013/ Komandoja dënohet me 12 vjet burg, vrau të “dashurin” e nënësU “përlyen” në vrasje, disa i 'mori nëAldo Morina

Gjykata e Tiranës, dënon me 12 vjet burg oficerin e forcave komando, Aldo Morina për akuzën e vrasjes së taksistit Mehmet Beqiri. Por për shkak se komandoja kërkoi gjykim të shkurtuar, dënimi iu ul në 8 vite burgim. Ai shkoi vetë dhe u dorëzua në Polici me pretendimin se viktima i dhunonte nënën. Por tjetër version kishte hetuesi i çështjes. Sipas Prokurorisë, Beqiri dhe nëna e të pandehurit kishin një lidhje jashtë martesore, lidhje e cila nuk është pritur mirë nga komandoja që në debat e sipër e ka qëlluar me armën e punës taksistin Beqiri.

Mars 2014/ 4 komando të Zall Herrit i bashkohen ISIS, dy vriten

Hetimet e prokurorisë për shqiptarët që shkonin të luftonin në Siri, zbulojnë të dhënë tronditëse. 4 komando të mirëtrajnuar për të vrarë, kishin rënë pre e propagandës dhe ishin bashkuar me ISIS. Dy vdiqen në Siri, të tjerë u kthyen e ndodhen në burg. 

U “përlyen” në vrasje, disa i 'mori në

EMRAT E TYRE

Diamant Rasha (Emri fetar Ebu Amar– vrarë në Siri në dhjetor 2013, ish-komando në Zall-Herr)
Erjon Alinj (Vrarë në Siri, ish-komando në Zall- Herr)
Artur Balla (Emri Fetar Omer, kthyer nga Siria më 5 shkurt 2014, ish-komando në Zall-Herr)
Leonard Përlika (I kthyer nga Siria, ish-komando në Zall- Herr)

Korrik 2014/ Prodhonin mina me telekomandë, arrestohen 3 komando

U “përlyen” në vrasje, disa i 'mori në

Nga policia e Durrësit arrestohen Fran Kola, Kleo Gjinkola dhe Alban Donaj, të cilët montonin e tregëtonin mina me telekomandë.Gjinkola pranoi faktin se ka prodhuar 7 mina me telekomandë dhe se ka kërkuar gjetjen e tregut për shitjen e tyre, ndërsa Donaj ka pranuar se bënte lidhjen e qarqeve me celularët dhe C4. Bombat e përgatitura prej tyre u përdoren  respektivisht në vrasjen e biznesmenit Xhemal Çela, ekzekutimin e Baki Xhabaftit dhe plagosjen e kryekomunarit Fredo Berberi.

Shtator 2014/ Dënohet me 35 vjet burg për vrasje ish-komandoja

U “përlyen” në vrasje, disa i 'mori në

Gjykata e Tiranës dënon me 35 vjet burg ish-oficerin e Forcave të Armatosura Ndriçim Ballën, për akuzën e vrasjes me dashje të Majlinda Hoxhës dhe plagosjen e Elton Fushës në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Balla qëlloi me armë zjarri në drejtim të Elton Fushës, por plumbat kapën 35-vjeçaren Majlinda Hoxha. E gjitha vetëm sespe Fusha i kishte 20 mijë lekë të reja borxh vëllait të autorit të vrasjes.

Qershor 2016/ Arrestohet për trafik droge një komando

Romin Davidhi, 28 vjeç, banues në Durrës, komando i Forcave Detare dhe Arjan Tabaku, 49 vjeç, banues në Krujë u arrestuan pasi u kapën me 10 kilogramë kanabis. Po ashtu kishin edhe armë zjarri me vete, një trup pistolete bashkë me tytën. 

Nëntor 2016/ Arrestohet ish-komandoja, do kryente akt terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael

U “përlyen” në vrasje, disa i 'mori në

Një tjetër terrorist ishte “ndërtuar” nga akademia shqiptare. Katër ditë para zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Izrael një operacion ndërkombëtar i shtrirë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, finalizohet me arrestimin e 18 personave të dyshuar për lidhje me ISIS. Personi kyç në grupin e xhihadistësve ishte edhe Medat Hasani, ish-komando e Ushtrisë shqiptare, i cili do kryente një akt terrorizmi.  Në këtë mision, Hasani kishte shërbyer 6 muaj në Siri, dhe më pas ishte kthyer së bashku me të gjithë anëtarët e grupit. Mirëpo pas largimit nga ushtria, mendohet se ai ka rënë në kontakt me persona ekstremistë që predikojnë fenë islame, duke u indoktrinuar prej tyre që aftësitë e tij ushtarake t’i zbatonte për të kryer krime terroriste. Më konkretisht, ai ka qenë pjesë e brigadave terroriste të ISIS, që drejtohen nga dy kosovarët Lavdrim Muhaxheri dhe Ridvan Haqifi. Nën ndikimin e tyre besohet se kishte marrë përsipër të ndërtonte apo të siguronte bombat me telekomandë, që do përdoreshin gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael në stadiumin e Shkodrës.

9 Shkurt 2017/ Grabiten 3.2 milionë USD në Qafë-Kashar, arrestohen dy ish-komando

U “përlyen” në vrasje, disa i 'mori në

Në kuadër të operacionit “Patriot”, Policia arreston 4 nga 8 grabitësit e 3.2 milionë dollarëve të një banke të nivelit të dytë në afërsi të Rinasit. Mes të arrestuarve ishin edhe dy ish-komandot, Ditjon Memlika dhe Naim Avdulaj. I pari kishte shërbyer në Afganistan dhe ishte i specializuar për blinda. Ndërsa Naim Avdylaj ka shërbyer më herët si ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zallherrit. Edhe pse tentoi të futej në rrugën e duhur nuk ia doli. Më herët, ai ka qenë më parë i ndaluar në Itali për shpërndarje kokaine në vitin 2012, e më pas njihej si frekuentues i rregullt i basteve sportive dhe kazinove.

2017/ Kishin paga të ulëta, dezertuan ushtrinë 

Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi bënë ndoshta fajin më të vogël, ndër të përmendurit deri më tani, por sërish kanë gabuar. Ata u dërguan për specializim në Britaninë e Madhe, por vendosën që të dezertojnë dhe të qëndrojnë në Londër duke mos u kthyer në Shqipëri me pjesën tjetër të grupit. Për këtë u përjashtuan nga Ushtria. Gazetat britanike shkruanin se shqiptarët e zhdukur janë veteranë të Afganistanit, por pavarësisht kësaj fitonin 220 paund në muaj në Shqipëri. Pagë kjo që shpjegon edhe pse kanë devijuar rrugën e tyre të tjerët.

Tetor 2018- Masakra e ish-Bllokut

U “përlyen” në vrasje, disa i 'mori në

Ish-komando Merviol Bilo u përfshi në një ngjarje më 4 tetor të 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, si dhe u plagos Ervis Martinaj. Bilo u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa dënimi iu reduktua në 4 vite e tetë muaj dhe më pas iu konvertua në shërbim prove. Ai qëlloi dhe vrau, por ende nuk është vendosur para drejtësisë. 

Prill 2019/Arrestohet ish-komandoja që ishte në kërkim për terrorizëm

U “përlyen” në vrasje, disa i 'mori në

Një ish-komando i ushtrisë, që ka shërbyer në Irak dhe Afganistan në vitin 2011 u arrestua nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit më 15 prill të 2019-ës. Erzen Uka u arrestua si një person i rrezikshëm edhe me prirje radikale dhe nxitjen e urrejtjes me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

Shtator 2020/ Arrestohet komandoja, plagosi 2 persona me një pistoletë pa leje pranë Zall-Herrit

Klodian Beshiri plagosi me armë Rexhep Qefalinë dhe Redi Myrton mbrëmjen e 1 shtatorit të vitit 2020, pas një sherri. 

Korrik 2022/ Me shtëpi bari në Holandë, në hetim majori i ushtrisë shqiptare

Një ushtarak shqiptar i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, është arrestuar nën dyshim si i përfshirë në aktivitet kriminal. Nën hetim është ende, Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje. Pas arrestimit ushtaraku shqiptar është duke u hetuar në gjendje të lirë nën dyshimin e përshtatjes, së një shtëpie për rritje kanabisi.

9 shtator-2022/ Arrestohet ish-komando për trafik droge në Britani

U “përlyen” në vrasje, disa i 'mori në

Një ish-komando shqiptar u arrestua në Britani, bashkë me dy shqiptar të tjerë, pasi u kapën me drogë me vlerë 300 mijë paund. Bëhet fjalë për Anis Plaku, 29 vjeç, një ish-ushtarak i Forcave të Armatosura shqiptare, të gjithë me shërbime në në Afganistan. U dënuan me tre vite burg.

Të gjitha janë të përmendura dhe të faktuara, por ka ende vrasje të ndodhura që vetëm dora e një të mirëtrajnuari mund ta bënte. Fjala “komando” përmendet shumë shpesh me vrasjet. Për shembull në atentatin ndaj Ardian Çapjas në vilën e tij. Një largësi e tillë, një precision i tillë mund të bëhej vetëm nga një ekspert. Vrasja e Kastriot Reçit gjithashtu mund të kryhej vetëm nga një ekspert. Sipas gazetarit të kronikës, Artan Hoxha tha se të qëllosh me snajper nga një largësi aq e madhe kërkon të paktën të kesh bërë praktikë disa herë. Sipas tij në Shqipëri ka 3 ish-pjesëtarë të forcave ‘Komando’ janë të aftë për të përdorur mjeshtërisht snajperin. Herën më të fundit, mendohet se kanë shtënë në masakën e Fushë-Krujës, ku lanë pas 3 viktima. Megjithatë të gjitha janë dyshime. Mirëpo komandot po i “tradhëton” precizioni.