Herald Marku: I lumtur që ndihmova skuadrën, Kombëtarja një ëndërr

Vllaznia ndau piket ne transferten ndaj Lacit, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 1-1.

Te paret ne avantazh kaluan vendasit, te cilet gjeten golin me Adeleke ne minuten e 53-te. Ishte Marku, ai qe arriti te barazoje shifrat dhe t’i jape shkodraneve barazimin ne minuten e 67-te.

Pas ndeshjes, Marku ka folur per kombetaren dhe sigurisht per golin, duke u shprehur se ndihet mjaft i lumtur qe arriti t’i jape nje ndihme mjaft te madhe skuadres.

Realisht jam shume i lumtur per golin, se pari per aspektin personal, por sigurisht edhe per ate te grupit. Mendoj se e ndihmova ekipin me ate gol.Pasi pesuam golin, gjetem forcat dhe arritem te shenonim.

Kishim mundesi per me teper, pasi te them te drejten kishim ardhur per 3 piket, por qe e dime se Laci eshte nje skuader e forte, keshtu qe barazimi mendoj se eshte nje rezultat i drejte, deri diku.

Qe te jem titullar i padiskutueshem, duhet qe natyrisht te vazhdoj te kem paraqitje te tilla. Mund te them se trajneri Josa me ka mbeshtetur goxha shume, me ka dhene mjaft vetbesim, mjaft liri dhe ndihem me mire, ndjej se po tregoj nje version me te mire te vetes sime.

Per sa i perket kombetares, sigurisht eshte enderr per cdo lojtar. Momentalisht nuk jam ne listen e te grumbulluarve per miqesoren ne Arabi, por jam ne listen e pritjes. Nuk kam fjale per tifozet, vecse t’i falenderoj per mbeshtetjen e tyre te mrekullueshme ne cdo ndeshje tonen, ne cdo kohe, ne cdo transferte dhe me te vertete jane nje mbeshtetje e madhe per ne.”/SHKODRASPORT/