I freskët nga barazimi i madh në Barcelonë, Inter rikthehet te fitorja në kampionat. Në javën e 10-të të Serie A, ekipi zikaltër fiton ndaj Salernitanës me shifrat 2-0.

Ndeshja nisi mirë për vendasit ku në minutën e 13′, Lautaro Martinez do të shënonte golin e avantazhit.

Pas një pjese të parë të dominuar, në pjesën e dytë mendon Barella, i cili merr një top fantastik nga Calhanoglu dhe dyfishon. Inter ngjitet në vendin e 7 në kuotën e 18 pikëve.