Një efektiv i Policisë Rrugore është arrestuar në Turqi pasi është kapur me drogë. Sipas burimeve, në pranga ka rënë efektivi Florenc Bicerri, i cili ka udhëtuar nga Rinasi drejt Turqisë më 5 tetor. Efektivi ka qenë i shoqëruar me Kujtim Çelikun.
Çeliku rezulton i dënuar më përpara për vjedhje. Të dy këta persona pasi kanë kaluar pikën kufitare kanë udhëtuar drejt Stambollit. Autoritetet turke kanë arrestuar efektivin e rrugores Florenc Bicerrin dhe Kujtim Çelikun pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në një parking në Turqi.
Në saj të këtij operacioni në pranga ra gjithashtu edhe një tjetër shqiptar, i identifikuar si Adrian Qirici. Në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar drogës, AMP ka nisur hetimet.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se që prej datës 8 tetor, Komisariati Rrugor i Tiranës ka nisur hetimin disiplinor për efektivin Florenc Bicerri si dhe procedurën për largim nga puna, për shkak se nuk është paraqitur në detyrë.
Në hetime janë përfshirë edhe Pika Kufitare e Rinasit, kjo për shkak se në datën 2 dhe 8 të këtij muaji në Stamboll janë arrestuar dy shtetas turq pasi u kapën me drogë. Këta të fundit ishin nisur nga Rinasi drejt Turqisë.
Comments are closed.