“Po të kishte një emër të dytë, Grida do të quhej Nora e Kelmendit me përgjigjen epike që i dha Ramës në parlament, kur ai përdori një gjuhë që kurrë nuk duhej ta përdorte”, tha Berisha në programin “Why Not”.

Po kush është Nora e Kelmendit?

Nora e Kelmendit është një figurë e shekullit të 17-të. Konsiderohet si Helena e Shqipërisë. është simbol i bukurisë, forcës dhe trimërisë, që shkaktoi një luftë të madhe.

Historia në pak fjalë

Prindërit e Norës prisnin djalë dhe kur lindi vajzë e braktisën. Halla e saj e adoptoi fshehurazi dhe e rriti si fëmijën e saj. Pa e ditur që ishte vajza e tij, babai i saj (në rolin e dajes) e stërviti maleve të Shkodrës.

Kur një pasha boshjak e pa, u dashurua me Norën. Ai kërkoi dorën e saj. O martohej me të, ose i vinte flakën Malësisë. Familja nuk pranoi. Vajza s`mund të martohej me një të huaj.

Legjenda thotë se Nora e vrau pashain që donte ta martonte.