Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë Vau Dejës, Mark Zhuri akuzon shefin e komisariatit të Policisë, Bardhyl Saliu si personin i cili ka mbrojtur parcelat me kanabis në zonën e Temalit ku Zhuri ka qenë deri me tani administrator i asaj njësie.

Në rrëfim për mediat ai ka treguar dhe konfliktet e vazhdueshme me të. Zhuri deklaron se ka informuar te gjithë institucionet deri tek kryeministri Rama për ketë situate por nuk ka marre asnje përgjigje. Zyrtari tha se pak dite me pare eshte kërcënuar nga shefi i komisariatit te policisë në Vau Dejes Bardhyl Saliu pas denoncimeve që ka bere ndaj tij prej disa muajsh me radhe lidhur me kanabisin. Zhuri i ka bere nje denoncim ne prokurorinë e Shkodrës shefi te Vau Dejesit Bardhyl Saliu per drogen dhe kercenimin ndaj tij.

Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë shprehet se Saliu ka mbrojtur ato parcela droge ne Temal ku ka marre para nga trafikantet ndërsa ne muajin korrik sipas tij me urdhër te shefit Saliu janë djegur 200 hektar pyje ne Temal duke bere një masakër mjedisore. Zhuri kërkon largimin sa më parë të Saliut si shef i policisë në Vau Dejës si dhe zbardhjen e kësaj situate kriminale.