Deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se procesi i primareve për zgjedhjen e kandidatëve për vendoret do të mbyllet në muajin nëntor.

I ftuar në RTV Ora, Këlliçi u shpreh se po atë muaj do të bëhen publik edhe emrat e parë të kandidatëve që do të përzgjidhen për të garuar në zgjedhjet vendore. Demokrati pohoi se PD ka 6 muaj kohë për të bërë fushatë.

Ekziston edhe një ide pilot që në 3 bashki kryesore të bëhen primare dhe nga fundi i muajit nëntor do të kemi emrat e parë të këtij procesi. Për herë të parë PD-ja do të ketë 6 muaj kohë që të bëjë fushatë, sepse ne e kemi bërë fushatën zakonisht 6 javë para. Ne kemi pritur mesnatën e fundit për të nxjerrë kandidatët për zgjedhje dhe kjo ka qenë një ndër mangësitë më të mëdha që kemi pasur nga ana logjistike”, tha Këlliçi.