PD ka bërë të ditur së fundmi se ka nisur bërë një kallëzim në SPAK për kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, lidhur me një kontratë për rikonstruksion e rrugës së fshatit Vilë njësia administrative Temal.

Akuzave se paratë janë derdhur me firmën e kryebashkiakut, por puna nuk është bërë, kryetari Babani, në një intervsitë për “MCN live”, i mohon kategorikisht si të pavërteta.

Babani teksa i mohon këto akuza, thotë se pasqyrat e rreme, për të cilat i akuzon PD, nuk janë bërë asnjëherë nga ai. I pari i vaut të Dejës, akuzon PD nga ana tjetër për tre ujësjellësit në këtë zonë, që krahas tenderëve dhe mjeteve të alokuara për ta, nuk janë ndërtuar asnjëherë. Sipas Babanit, këto akuza nga ana e PD, nuk do ti ndalin assesi projektet zhvillimorë të bashkisë për të realizuar qëllimet e tyre për ndryshimin e zonës.