Familja Bushati i ka dhënë lamtumirën e fundit Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëflijua në lumin e Bunës me 3 fëmijët e saj të mitur.

Në varrimin që u bë në Durrës, morën pjesë shumë pak njerëz. Babai, motra dhe vëllai ishin aty për ta përcjellë në banesën e fundit, të renë e cila në kushte depresioni ndërmori aktin e rëndë duke mbytur veten dhe tre fëmijët e saj. Ajo do të prehet pranë nënës së saj.