Një frenim i menjëhershëm, i ndjekur nga një rrëshqitje dhe një rënie ka shkaktuar vdekjen e një djali njëzet vjeçar shqiptar në Itali

Kevin Mustafa ishte 20 vjeç dhe kishte mbërritur në Terno d’Isola kur ishte ende shumë i vogël, së bashku me babanë e tij shqiptar dhe nënën e tij Fanny Mourera, nga Ekuadori. Familja kishte shkuar të jetonte në një pallat në via Roma 23H, pranë bibliotekës. Prindërit e Kevinit u ndanë pothuajse menjëherë dhe djali u rrit nga nëna e tij.

Ai ishte thjesht njëri prej nesh: ishte në klasë me mua në kopshtin e fëmijëve, në shkollën fillore dhe të mesme, askush nuk e ka parë ndonjëherë si emigrant”, tha dje një shoqja e tij, duke parë me sy të largët pikën e aksidentit.

 “Ishte një njeri shumë i qetë dhe zakonisht rrinte i vetëm”, shton një tjetër.  Kevin u diplomua për inxhinieri mekanike në Institutin Marconi në Dalmine dhe punoi në kompani të ndryshme madje deri vonë ishte teknik mirëmbajtjeje në Brembo.

Dje në mëngjes, Kevini po ngiste motorin e tij Keeëay dhe në orën 8.50 dhe po udhëtonte përgjatë rrugës provinciale nga Carvico në Terno, një rrugë që shpesh është e zënë nga trafiku. Ai u përpoq të shmangte një mjet që erdhi në drejtim të tij duke u kthyer majtas, por goditi këndin e pasëm të majtë të makinës dhe humbi ekuilibrin.

“Djali ra shumë keq, iu thye helmeta! Unë zbrita menjëherë për ta ndihmuar gjithashtu edhe pesë-gjashtë persona të tjerë. Nuk e prekëm, sepse qafa e tij ishte në një pozicion të keq dhe kishim frikë se mos i përkeqësonin gjërat, por telefonuam 911. Ai ende po merrte frymë edhe pse me shumë gulçim, nuk mund të mos e shihnim të vdiste.’-  u shpreh një shofer kamioni, dëshmitar i ngjajres.  

Kur helikopteri 118 dhe një ambulancë mbërritën në vendngjarje pak minuta më vonë, Kevin Mustafa kishte vdekur. Fjala u përhap shpejt në fshat, shumë nga miqtë e tij mbërritën.. Menjëherë pas kësaj ka mbërritur edhe nëna e viktimës dhe e dashura e tij Federica, nga Romano, të cilat u shokuan nga ngjarja e rëndë.