Blogerja e njohur Armina Mevlani është mjaft aktive në rrjete sociale dhe pak më parë ka bërë një bisedë ‘online’ me ndjekësit e saj ku është përgjigjur kurioziteteve të ndryshme që ata mund të kenë.

Disa nga pyetjet kanë qenë aq ngacmuese sa Armina ka rrëfyer pak më shumë nga fëmijëria dhe adoleshenca e saj duke treguar dhe disa foto që nuk ishin publikuar më parë.

“Më pëlqente shumë të luaja me Barbie, t’i qepja veshje. Adhuroja filmat dhe të shkoja në kinema. Isha dashuruese e muzikës dhe dëgjoja Mtv çdo ditë. Këtu psh isha tek koncerti i Bojken Lakos. Vdisja t’i lyeja flokët me blu. Këtu ndihesha shumë e shëmtuar. 13 vjeçe, ndërkohë që mami im më ka lejuar t’i heq vetullat 15 vjeç. Ato ishin shumë të trasha dhe unë mezi prisja të bëhesha 15 që të bëja make-up dhe të hiqja vetullat”.

"Ndihesha shumë e shëmtuar"/ Armina Mevlani "hap

Mirëpo, ashtu si në çdo organizim të tillë nuk mund të mungojnë komentet nga ndjekësit. Një prej tyre, këngëtarja e njohur Eranda Libohova është kritikuar në komente pasi ka ndarë në llogarinë në Instagram veshjen e saj. Ajo është shfaqur e veshur me një fund të gjatë dhe një xhaketë në ngjyrë të bardhë, gjë që sipas ‘rregullave të pashkruara’ të dasmave konsiderohet si shkelje e kodit të etikës dhe për këtë nuk ka munguar ‘kryqëzimi’ nga ana e fansave.

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Armina foli për herë të parë lidhur me kritikat që Eranda mori nga fansat.