Gjendet një mjet i djegur në Fier. Makina tip “Benz” është gjetur e djegur pranë fshatit Shtyllas të Fierit. Mjeti i djegur është gjetur pa targa dhe dyshohet se i është vendosur flaka qëllimisht.

Mësohet se kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë flakët e kanë njoftuar menjëherë forcat zjarrfikëse për të ndërhyrë në rrugën dytësore.

“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fier-Levan, në anë të rrugës së fshatit Shtyllas, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Benz”, pa targa. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Deri më tani dyshohet se mjeti i djegur mund të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale, e më pas është djegur siç edhe ndodh rëndom në ngjarje të ndryshme kriminale.