Vllaznia shquhet per tifozet e saj te shumte dhe te zjarrte dhe njeri prej tyre padyshim qe eshte edhe Shaban Piranej. Kepuctari i njohur qe e ka kthyer dyqanin e tij ne Parruce edhe ne nje muze shume origjinal, ne fakt prej pak muajsh nuk e ndjek me skuadren e tij te zemres.

Kjo sepse ai po kalon nje gjendje jo te mire shendetesore dhe si rrjedhoje, jo vetem ka munguar ne stadium, por nuk ka qene i pranishem as ne dyqanin e tij. Dhe te gjithe ata qe kalojne çdo dite para ketij dyqani- muze, kane verejtur mungesen e Shabanit, por ndoshta pa e ditur me shume arsyen e kesaj mungese.

Njeriu qe i ka sherbyer per 15 vite me rradhe Vllaznise ne rolin e kepucarit, po kalon momente jo te mira dhe sigurisht qe ne emer te te gjithe lexuesve te gazetes “Shkodra Sport” i urojme nje rikthim sa me te shpejte ne dyqanin- muze, por edhe ne shkallet e stadiumit per te ndjekur skuadren e tij te zemres.

Skuader per te cilin atij i kane shpetuar edhe lot jo ne pak raste dhe hera e fundit ka qene pikerisht ne ate kohe kur Vllaznia po binte nga kategoria 4 vjet me pare. Ajo video e “Shkodra Sport” ne fakt u pat bere virale sepse tregonte me se miri pasionin e jashtezakonshem me te cilin Shabani e ndjek Vllaznine.