Fatjon Murati i cili u kap ditën e djeshme brenda një makine në Tiranë nën shoqëeinë e Endrit Dokles, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.
Murati ishte i shpallur në kërkim ndërkohë që emri i tij, përfshihet edhe në listën e të dyshuarve për masakrën e ndodhur në Fushë-Krujë ku mbetën të vrarë, 3 persona. Ai ka qenë një prej personave të marrë në pyetje nga policia.
Prokuroria e Krujës kërkoi marrjen në pyetje në lidhje me atentatin me tre viktima dhe të shtetasve Alesio Dobrozi, Rohan Brahimi dhe Fatjon Murati, i cili sot u kap nën shoqërinë e Indrit Dokles.