Indrit Dokle është shoqëruar nga policia ndërsa BalkanWeb mëson se ai po mbahet ne Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Dyshohet se arsyeja e shoqërimit të tij ishte se kishte informacione se lëvizte me një person të shpallur në kërkim.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për News24 dhe BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Fatjon Murati, ndërkohë bëhet me dije se Dokle po merret në pyetje.