Kryeministri Edi Rama mbledh këtë të premte në Durrës kryetarët e bashkive dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Në fokus do të jenë zgjedhjet vendore dhe përgatitjet për këto zgjedhje.
Rama ka kërkuar nga drejtuesit e qarqeve të bëhet një raport për kryebashkiakët që do të kenë një shans të dytë për të kandiduar në zgjedhjet vendore të 2023-shit dhe ata të cilët do të përjashtohen nga ky proces.
“Zyrtarisht deri më tani është konfirmuar rikandidimi i Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës për një mandat të tretë”, raportoi gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri.
Mbledhja me kryebashkiakët do të zhvillohet sot dhe nesër. Ky është takimi i dytë që kryeministri zhvillon me kryetarët e bashkive pas atij që bëri disa muaj më parë për të analizuar punën e tyre
Comments are closed.