Vrasja e Arben Mërkurit, të njohur si “Maneci”, më 18 Maj të 2022, u porosit nga një person të cilit viktima dyshohej se i kishte ekzekutuar një të afërm. Ky version është rrëfyer nga vëllezërit Gentjan e Indrit Beqiraj, të cilët mes dëshmisë së dhënë zbuluan detaje dhe nga atentati mafioz ndaj Mërkurit.
Në dosjen hetimore, të cilën Tv Klan e disponon, dy vëllezërit kanë treguar se personi i interesuar për vrasjen e Mërkurit ka ardhur nga jashtë vendit dhe shuma e premtuar për këtë ekzekutim ishte 150.000 Euro. Komunikimi bëhej me anë të një aplikacioni.
“Personi interesuar komunikonte me aplikacionin SINJAL me Kevin dhe nga e folura i patëm vendosur pseudonimin “Katunari”. Ai dyshohej se ishte i zonës pasi kishte dhe një person që na informonte në zonë për lëvizjet e Benit. Me sa kam dijeni ky person është larguar jashtë vendit. Nuk e di se ku është personi që porositi këtë vrasje dhe sipas Kevit, Arbeni dyshohej për vrasje të një të afërmit të këtij personi”.
Mes rrëfimeve të dy vëllezërve, ata kanë treguar se makina tip Mercedes Benz E Class që shihni në këto pamje, e cila u përdor në vrasjen e Don Boskos, ishte marrë prej tyre për të ruajtur lëvizjet e Manecit. Edhe pse vëllezërit kanë treguar pjesëmarrësit në ekzekutimin e tij, policia dhe prokuroria nuk kanë mundur ende të zbulojnë porositësit.
Marrë nga Tv Klan
Comments are closed.