“Bomba” e RENEA-s, Ervis Martinaj është gjallë? Çfarë po kërkohet në Shijak

Forcat Speciale RENEA kanë kryer disa kontrolle blic në zonën e Shijakut, përfshi edhe pronat e fisit Avdylaj, ku edhe dyshohet se u zhduk dy muaj më parë Ervis Martinaj. Kontrollet janë kryer gjatë mbrëmjes së djeshme dhe policia dyshon se Martinaj fshihet pikërisht në këtë zonë.

Deri më tani është spekulluar për gjetjen dhe vrasjen e tij nga kundërshtarët, por reagimi i tanishëm i policisë të bën të kuptosh se autoritetet dinë diçka mbi fatin e tij, i cili duket të mos jetë më tragjiku.

Një ditë më parë, Martinaj ka patur ditëlindjen ditën e djeshme ku bëri 40 vjeç. Nuk dihet nëse operacioni i djeshëm lidhet me këtë fakt pasi RENEA mund të ketë patur informacione për ndonjë aktivitet të tij që lidhet me ditën e lindjes. /abcnews.al