Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një operacion në disa banesa në qarkun e Elbasanit.

Bëhet me dije për mediat se kontrollet janë kryer pasi dyshohej se në banesa fshihej një person në kërkim, di dhe persona të tjerë që qarkullojnë me sende të paligjshme.

Burime konfirmojnë se gjatë kontrolleve ka patur disa persona të shoqëruar, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tyre.

Kontrollet janë zhvilluar në disa qytete në Qarkun e Elbasanit, si në Peqin, Cërrik dhe Belsh.

Gjatë kontrolleve është sekuestruar edhe një kilogram heroinë.