Kryeministri Rama do të mbledhë më 7 dhe 8 tetor në Durrës kryetarët e bashkive.
Ky është takimi i dytë që kryeministri do të zhvillojë me kryebashkiakët socialistë, pas atij të Pogradecit në korrik.
Euronews Albania ka mësuar se në këto dy ditë takimi, fokusi do të jetë tek analiza e investimeve të kryera nga secili prej kryebashkiakëve dhe investimeve të tjera që pritet të fillojnë.
Gjithashtu, në këtë mbledhje 2 ditore do të bëhet edhe një analizë politike pas zgjedhjes së 61 kryetarëve të degëve të kësaj force politike.
Në këtë analizë do të përfshihet angazhimi që secili prej kryebashkiakëve socialistë merr në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.
Në këtë takim do të jenë edhe drejtuesit politikë të qarqeve të PS-së.
Comments are closed.