Një furgon është futur brenda një marketi në Librazhd duke u përplasur. Mësohet se nga përplasja e furgonit ka dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht asnjë lëndim në njerëz.

Në kohën që ndodhi ngjarja, furgoni ishte pa shofer, pasi ky i fundit e kishte lënë ndezur te dera e biznesit, ndërkohë që kishte zbritur.