Një fushë e re me bar natyral e standarteve ndërkombëtare pritet të jetë gati për pak muaj në Shkodër.
Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia priti në një takim ekipin e vajzave të Vllaznisë, sëbashku me stafin drejtues, që shënuan historinë në futbollin shqiptar, pasi arritën të kualifikohen mes 16 ekipeve më të mira të Europës. Tashmë ato kanë mësuar edhe kundërshtarët, ku në 20 tetor presin në Shkodër ekipin e Real Madrit. Duke i përgëzuar për këtë arritje, por edhe punën e palodhur që kanë bërë në gjithë këto vite, pasi sukseset kanë qënë të njëpasnjëshme, kryebashkiaku Spahia premtoi se do të jetë përherë mbështetës i tyre dhe sportit në tërësi.
Zgjodhi këtë moment të takimit me vajzat dhe drejtuesit e ekipit kuqeblu, që në cilësinë e kryetarit të bashkisë, Spahia të ndajë edhe një lajm të shumë pritur për sportin. Një fushë e re me bar natyral e standarteve ndërkombëtare pritet të jetë gati në pak muaj.
Vetë protagonistët e këtij suksesi falenderuan bashkinë Shkodër dhe z. Spahia për mbështetjen e dhënë ndaj tyre, duke premtuar se nuk do të ndalet për ti dhënë Shkodrës një tjetër krenari në këto ballafaqime që kanë në Champions.
Ballafaqimet e Vllaznisë së femrave në këtë fazë të kompeticion europian pritet të jenë një festë për qytetin, i cili pret të shënohet një tjetër histori suksesi nga këto vajza.
Comments are closed.