Ditën e sotme është hedhur shorti i grupeve të Champions League për femra, në Nyon të Zvicrës.

Skuadra shqiptare Vllaznia nuk ka pasur fat, teksa goglat rezervuan përballje të vështira. Vajzat shkodrane do të përballen në grup me Chelsea, PSG dhe Real Madrid.

Grupi nuk është aspak i lehtë për ekipin shkodran, por fatit nuk i dihet asnjëherë, ku gjithashtu vajzat e Vllaznisë kanë treguar se kanë karakter dhe forcën e duhur të grupit për të bërë mrekullinë