Lirohet nga burgu në Itali Ilir Rustemi Bajri, vëllai i Safet Bajrit. Ai u ekstradua në muajin mars në Itali, pasi kishte për të vuajtur një dënim me 5 vite e gjashte muaj për shfrytëzim prostitucioni.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Bajri ka mbërritur në Shkodër 3 javë më parë.

Në muajin mars Bajri, u ekstradua drejt Italisë pasi ndodhej në burgun e Lezhës. Ekstradimi pasi ishte dënuar me 5 vite e gjashtë muaj burgim në Itali. Kujtojmë se Ilir Bajri u arrestua në vjeshtën e vitit 2018.

Ai u deklarua fajtor për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe u dënua për këtë me 1 vit e 8 muaj burgim.