Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi ditën e sotme nga krerët e degëve që të mbledhin kryesinë. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Berisha tha se duhet që secili prej tyre të jetë realist dhe të shikojë punën që po bëhet brenda partisë.
‘Duhet të jemi realist. Për të qenë realist, duhet të njohim realitetin. Kjo është diçka që pas kësaj mbledhjeje, krerët e degëve të mbledhin kryesinë dhe të bëjnë një plan të detajuar pune për të gjithë aktin dhe takimet në nivel seksioni dhe grup-seksioni. Të deleguarit i keni ju. Po çfarë doni më shumë se fjalën e një mjeku, një inxhinieri, një pensionist.
Bashkë me ta të bëjnë, të takojnë, të trokasin, të verifikojnë. Mos të harrojmë se në zgjedhjet e fundit ne kemi pasur dhjetëra qendra votimi pa komisione. E turpshme, një parti kombëtare që nuk nxjerr dot komisionerë.’- u shpreh Berisha.
Comments are closed.