Vazhdojnë hetimet për vrasjen e Pjetër Kolës disa ditë më parë në zonën e Pukës, pranë Shkodrës. Deri më tani në pranga është vënë dhe një tjetër grua, kësaj herë nga Berati, ndërsa dje u arrestuan një tjetër nga Cerriku. Edhe pse ëhstë shoqëruar për gruan nga Berati nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ndalimit, por mendohet se ajoka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Vrasja e 44-vjeçarit Pjetër Kola dyshohet se ndodhi në një magazinë në fshatin Korthpulë, pas prishjes së pazareve të drogës. Deri tani të arrestuar për ngjarjen janë dy banorë të zonës, një grua nga Cërriku dhe e sapondaluara nga Berati. Por nuk dihet se cili është roli i tyre në vrasjen e 44-vjeçarit disa netë më parë.

Si ndodhi vrasja?

44-vjeçari u pikas i plagosur rëndë në rrugë nga dy persona mbrëmjen e 27 shtatorit dhe në orën 18:00 u dërgua në qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Duke qenë se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, Kola u nis me urgjencë ë Spitalin Rajonal Shkodër. Aty, 44-vjeçari iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatkeqësisht ndërroi jetë pasi nuk mundi që tu mbijetonte plagëve të marra, më konkretisht plumbit që kishte marrë në bark. Ndërkohë që të nesërmen e ngjarjes doli një tjetër version, që në momentin e plagosjes, 44-vjeçari ka qenë me të vëllanë, i cili e ka dërguar në spital. Madje pretendohet se vëllai ka njohur edhe autorin e ngjarjes, për të cilin drejton gishtiun nga Maltin (Anton) Gjini. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia.

Deri më tani dyshohet se shkak për konfliktin mund të jetë bërë një parcelë kanabis, por kjo pritet të konfirmohet zyrtarisht nga Policia e Shkodrës që po kryen hetimet. Një pistë tjeter ku po hetohet është ajo e konfliktit për shkaqe pronësie pasi si dhe viktima, ashtu edhe autori, janë nga e njëjta zonë.