Tritol magazinës së veglave muzikore , dëmtohet qepeni i derës

Shpërthim me triol në Kamëz. Policia informon se lënda plasëse është vendosur në derën e një magazine e cila mban vegla muzikore.

Ambienti i marrë me qira nga personi me inicialet B.L, nuk është dëmtuar mirëpo dëme ka pësuar qepeni i mbylljes së derës së këtij ambienti. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.