Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë lajmin e ‘pajtimit’ mes dy personazheve të njohur, që veprojnë në Veri të Shqipërisë. Pa dhënë emra, Lala shkruan se pajtimi i tyre është bërë në kishë, me ndërmjetësimin e një politikani vendor.

Në një postim në Facebook, gazetarja Klodiana Lala shton se pakti tashmë është firmosur e se nuk do të ketë më atentate me dronë e avionë mes këtyre dy palëve. Nuk dimë të themi nëse Lala flet për ndonjë personazh të botë së krimit, por duke qenë se përmend atentate, kjo gjë nënkuptohet.

Postimi:

Dy personazhe te njohur ne veri ne vendit ne perplasje te forte prej kohesh me njeri-tjetrin kane vendosur te pajtohen. Me ndermjetesine e nje politikani vendor dhe ne pranine e burrave te te dy fiseve kane shkuar ne Kishe. Aty kane “firmos” paktin e pajtimit. Me gjase sdo te kete me atentate me drone apo avione