Nga data 1 tetor do të dyfishohet ndihma ekonomike. Drejtorja e Shërbimit Social Shkodër Valbona Tula në një dalje për mediat bëri të ditur se cilat kategori do të përfitojnë nga ky vendim i këshillit të ministrave.

Sipas Tules përfitues janë gratë kryefamiljare dhe të moshuarit që janë pa pension pleqërie.Gjithashtu drejtorja Tula theksoi se pas rritjes 10 përqind të pagesës së ndihmës ekonomike të tjera kategori përfituese janë dhe gratë viktima të dhunës dhe trafikimit si dhe përsonat me aftësi të kufizuar.

Në të gjithë vendin janë mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga paketa e ndihmës ekonomike.