Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Rama reagon sërish: Policia do flasë kur të ketë prova

Kryeministri Edi rama ka reaguar sërish në lidhje me Ervis Martinajn, fati i të cilit nuk dihet nga 9 gushti.

Në një komunikim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se policia nuk ka pasur komunikim, pasi nuk ka pasur prova.

“Di t’ju them që momentin e parë që policia do ketë provat e nevojshme, do ketë edhe komunikim. Për sa kohë nuk ka prova, nuk ka komunikim”, tha Rama

/abcnews.al