Fjala e Ministres (e plotë):
Para se të nis fjalën dua të theksoj që ajo çfarë do them i referohet structures së Këshillit Bashkiak jo asaj çfarë ju përfaqësoni individualisht brenda apo jashtë këshillit.
Jam e detyruar të bëj këtë komunikim të paparashikuar lidhur me një ngjarje të ndodhur këto ditë: bojkoti i mbledhjes së Këshillit Bashkiak.
Jemi të gjithë koshient që përbërja e këtij këshilli është pasojë e një rrethane politike e cila ishte e pavarur nga vullneti, dëshira apo kontributi i gjithsejcilit anëtar.
Patja e mazhorancës në këshill ka qënë një shanc i shkëlqyer për ti treguar qytetit çfarë mund të bëjë më shumë e më mirë Partia Socialiste për to. Ka qënë edhe një shanc i mirë për gjithsejcilin prej jush për ta treguar veten në një rrugëtim partiak në shërbim të qytetit.
I ndjek të gjitha mbledhjet e këshillit nga dita që kam marrë këtë detyrë dhe veç habisë që kam herë pas here kur shikoj që flitni e votoni si opozitë apo në rastin më të mirë si shoqëri civile duke harruar që përfaqësoni Partinë Socialiste në këshill, sërish në kuadër të respektit të rolit që shumë prej jush kanë edhe jashtë këshillit për atë që përfaqësoni nuk kam ndërhyrë asnjëherë. Kam bërë atë që bën një drejtues politik: përcjelljen e ndjesisë së çështjeve qendrore në nivel lokal që vendimarrja të jetë në sinkron.
Ajo çfarë ka ndodhur këtë javë është në kulmin e jo njerëzores. Në kulmin e jo njerëzores sepse për të bërë një skemë përfitimesh personale keni rrezikuar bukën e gojës së mijëra familjeve dhe kjo sjellje është e pafalshme.
Unë jam krejt koshiente që ditën që kam ardhur për një pakicë në numër, që skalojnë as gishtat e dorës, që nga partia kanë marrë çdo gjë nga promovimi deri tek favoret e që partisë ja kanë nxirë ftyrën me hajdutëri e shitje vendesh pune. Kjo është arsyeja që sa tmë besohet ky pozicion që kam ky kontigjent do të vijojë të rrijë jashtë selisë së Partisë Socialiste Shkodër. Jo më kot skanë më asnjë funksion në parti jo më kot sjanë më pjesë e jetës publike në adminstratë në qytet. Unë nuk kam preferuar të flas asnjëherë me fjalë kaq të forta sepse kam menduar që me veprime do e kuptoni njëherë e mirë që kjo nuk është sjellje e tolerushme në parti.
Ne nuk jemi fitues në Shkodër, nuk jemi as shumicë për shumë faktorë që nisin nga ato historikë e deri tek ideologjia e rrënjosur thellë. Ne respektojmë çdo palë zgjedhje vendimin e qytetarëve edhe kur ato vijojnë të votojnë PD-në për herën e radhës por ne duhet të respektojmë e shërbejmë aq shumë qyteterarëve sa ti fusim ato në borxh me ne e jo të pasqyrojmë këtë model.
Mos harroni në këshill para qytetit ju jeni Partia Socialiste nuk jeni individë, e të shkoni mbrapa njerëzve që e kalojnë ditën duke shkruar tinxërisht pas faqesh anomime, letrash anonime apo komentesh nëpër portale kundër Partisë Socialiste, meje dhe tashmë drejtuesve të rinj të partisë së bashkisë si e si të krijojnë përqarje për tu kacavjerrur nëpërmjet jush drejt minimajave ku kanë qënë për të vjedhur e marrë ftyrën sërish kjo nuk ndodh më!
Ju respektoj për profesionet, eksperiencën, ekspertizën që sillni por të jem shumë e qartë: për asnjë emër të përvetshëm sdo të vuajë më pasojat partia aq më keq qyteti dhe turpin para këtij të fundit do ta mbani me emra të përvetshëm pasi sjellja juaj nuk e përfaqëson Partinë Socialiste e cila distancohet totalisht nga sjellja juaj e kësaj jave.
Thënë kjo sipas proçedurës do të organizohet një mbledhje e jashtëzakonshme Këshilli Bashkiak për ti dhënë qytetarëve të drejtën nga e cila janë privuar.
Comments are closed.