Nga mbledhja me tone të forta edhe këshilltarët janë shprehur të indinjuar për mos prezencën e kolegëve në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak. Me tone të forta foli këshilltarja Tereza Brixha e cila ndau të njëjtin shqetësim me drejtuesen politike por duke u distancuar dhe theksuar që nuk e ndjen veten pjesë të turpit në të cilin kolegët i kanë futur me mos prezencën e tyre.
Edhe këshilltarë të tjerë si Hilmi Lakti, aktualisht edhe në rolin e bashkëkryetarit të Partisë Socialiste të Bashkisë Shkodër ka pranuar që situata ka arritur kulmin dhe që tashmë duhet që bashkërisht të diskutohet për masat që duhet të ndërmerren që situata most ë përsëritet. E të njëjtim mendim ka qënë edhe kryetarja aktuale e Këshillit Bashkiak Brisela Kadia.
Të tjerë këshilltarë si Jona Leqejza dhe Dhurata Tyli kanë dhënë disa propozime konkrete masash që situata most ë përsëritet.

Këshilltari Besmir Vukaj kërkoi që anëtarët e këshillit të thërriteshin më shpesh për ti dhënë orientime politike si në kohën e z. Beqaj por kryetarja e këshillit i kujtoi që edhe në atë kohë pasi ishin dakordësuar për vendimarrje në mbledhje grupi, nuk kanë vijuar sipas orientimit politik.

Drejtuesja e qarkut ka theksuar edhe njëherë që nuk flitet për qëndrime të një forme ose një tjetre por për prezencën fizike në sallë që është kushti miminal i detyrës që kanë marrë përsipër e duhet ta bëjnë me nder. Ajo i ka kujtuar edhe njëherë këshilltarëve, veçanërisht atyre që përfaqësojnë zona të margjinalizuara që me mos kalimin e ndihmës ekonomike ato janë future në turp para qytetarëve të majtë e dhjathtë pa dallim dhe që ky gabim duhet korigjuar por edhe marrë pasa që mos të përsëritej më.

Sot, datë 27 shtator në orën 17:00 është lënë mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak ku edhe do të shikohet nëse mbledhja e djeshme me tone të forta të Drejtueses Politike i ka dhënë ose jo frytet e veta.