Një nga kompanitë më prestigjoze të tregut Call Center në botë ka hapur dyert pas Tiranës dhe Durrësit, tanimë edhe në Shkodër duke u dhënë kështu një mundësi të re të gjithë atyre që duan të jenë pjesë e saj si një mundësi e madhe punësimi për ta.
Në ditën e hapjes, e kthyer në një festë të vërtetë në rrugën e Gjuhadolit, në dyert e kësaj kompanie u pre shiriti i inagurimit të zyrave të tyre, të vendosura në një nga ndërtesat më të veçanta për nga arkitektura.
Pjesë e festës ishte edhe Drejtori ekzekutiv i Teleperformance, Diego Pisa i cili përshëndeti në fjalën e tij të gjithë të pranishmit. Në ceremoninë hapëse ishte i ftuar edhe kryetari i bashkisë Bardh Spahia. Drejtuesja e Zyrës së Punësimit Shkodër e konsideron hapjen e Teleperformance si një pasurim të tregut të punës dhe zgjerimit të tij si dhe një mundësi e madhe punësimi në mënyrë të veçantë për të rinjtë.Pjesë e festës ishin edhe aktorët e mirënjohur të humorit, tashmë si imazhi i kompanisë në Shkodër Rudina Dembacaj dhe Julian Deda. Kompania e njohur Teleperformance i ka hapur dyert e saj në Shqipëri në vitin 2008 dhe shtrirja e shërbimeve të saj përveçse në gjuhën italiane është edhe në anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe greqisht.
Misioni i kompanisë mbetet gjithmonë ofrimi i një shërbimi të shkëlqyer përmes një proçesi të përzgjedhjes së aftësive gjuhësore duke patur si garanci një staf shumë të motivuar dhe me adoptimin sistematik të standarteve bashkohore dhe të klasit botëror.
Comments are closed.