Pjesëmarrja e rektores së Universitetit të Shkodrës në forumin i 6-të të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Beograd, Serbi 2022. (6th Rectors forum of Southeast Europe and Western Balkans)

Nga data 12 deri më 13 shtator 2022, Universiteti i Beogradit priti Forumin e 6-të të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, ku morën pjesë 46 përfaqësues nga 26 universitete rajonale. E pranishme në këtë forum ishte rektorja e Universitetit të Shkodrës, prof.dr.Suzana Golemi, zv/rektorja për Marrëdhëniet me Jashtë, prof.dr. Rajmonda Këçira.

Gjatë takimit, rektorët, zv/rektorët dhe përfaqësues të universiteteve të tjera diskutuan se si të organizohet rrjeti i universiteteve rajonale për të folur me një zë në Evropë dhe si të rritet bashkëpunimi rajonal në fushat e kërkimit, arsimit, menaxhimit të universiteteve.