E trishtë vrasja e Erjonit!
E gjamtë dhe tronditëse sa ma s’ka: Nji djali 19 vjeç i merret jeta në pritë!
Vrasësi iku i qetë! Po aq i qetë dhe i sigurt saqë edhe kishte mrri në vendin ku i mori jetën Erjonit!
Policia mas nja dy orësh doli me mburrje e dha lajmin: gjetëm motorin e vrasësve të djegun, bashkë me të edhe armën e krimit!
Kjo ishte drama e së dielës mrama! Nji familjeje i iku e djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja! Ia vranë vrasësit gjithfarësh…
Vrasja e Erjonit në Shkodër pasonte një tjetër vrasje po kaq të trishtë te Ismet Çekores, burrit që denoncoi bandat e shtetit. Ismeti doli në mbrojtje të të birit! Policia ia shpalli në kërkim për nji atentat të deshtuem!
Bashkë me të edhe dy djem të ri, po prej Shkodret!
I biri i Ismetit iku, ndërkohë baba i ngratë thirr mediat e përpiqet me çue fjalë te shteti i tij se ai po sulmohet me pa të drejtë! Ia arriti me tregue se nuk ishin veç konfliktet mes të rinjsh a të vjetrish, në histori gjaksore mes të fortësh e të pasunish po edhe banda shtetnore që po e sulmonin atë dhe të birin!
Ismeti foli po u vra! U vra veç tri ditë ma vonë! Veç pak larg shpie, Vrasësi serbes serbes iu afrue dhe e qëlloi me armë dhe po ashtu iku! Ismeti u la i pajetë në rrugë bashkë me ulerimën e tij se po e qëmtonin banda te lidhuna me shtetin! Policia lëshoi nji qarkore radhe! As emnin e plote s’ja përmendi të ndjerit për me ruajt ‘sekretin hetimor’! Po ndryshe ngjarjeve të tjera nuk gjeti e me sa duket as nuk gjurmoi makina, motora apo biçikleta me të cilën mund të kishin lëvizë vrasësit!
Qarkorja e policisë u ndërpre të nesërmen e vrasjes! S’ka autor, ska shkaqe e ka veç nji të dyshuem që për dy orë nuk asht ma i dyshuem! Ismeti mbeti në kujtesë të t’pakujtesve si një burre që vritet pse kërkon me mbrojt djalin, që vritet në dijeni e në bese të një shteti të pabesë! Askush nuk foli për atë atentat që iu ba njeriut që merr kurajon e flet publikisht! Ndërkohë që ai tentoi me çue mesazh te shteti bandë, banda shtet, me vrasjen e tij çoi mesazhin e qartë: kush guxon me hap zà ka të njajtin fat!
Sod policia nxori nji qarkore tjetër, të damshme, të ligë dhe kriminale: për vrasjen e Erjonit thotë asht identifikue dhe shpall në kerkim djali i Ismetit! Djali i Ismetit që ishte në kërkim para se me iu vra i ati, thotë policia vrau për hakmarrje Erjonin! Shpërndahet fjala-gjamë! Para se sa me u arrestue, para se sa me e ditë se ku gjendet Bajrami, djali i Ismetit të vramë më 2 shtator, policia në qarkoren e radhës i nxjerr emën e motiv! Kjo nuk ka ndodh asnjëherë! Kjo s’mund të ndodh në asnjë vend të globit, kjo nuk mund të bahet nga një polici sado e paaftë, e pazonja dhe e rrënueme të jetë; kjo bahet vetëm nga një polici që nuk asht ma polici, po një përziese që ndjell gjak!
Bajrami, djali i Ismetit të vramë, tashma asht nxjerrë në “pritë ” nga policia! Ai mund të gjendet i vramë sonte, nesër, masnesër, e për policinë kurdo e kudo! Policia e Shkodrës me qarkoren e lshueme i mbylli llogaritë me dy vrasje të nji burri e një fëmije! I çoi fjalë edhe drejtorit të ri të policisë se na i zbardhëm dy ngjarje, me rrit shifrat e zbulueshmerisë a thue s’mulohet zullumi që e ka mbyt ktë vend ndërsa vrasësit ta gjejnë vetë Bajramin se ata s’kanë as kohë, as mjete dhe as dëshirë me e ndjek ma!
Vrasjet e Shkodrës janë zinxhir që nuk kputet lehtë! Shkodra e shkodranët e dinë ç’a ndodh, nga kush ndodh dhe pse po ndodh! Ama kjo që u ba me historinë e familjes Çekorja dhe vrasjen e Erjonit asht kriminale, e pështirë dhe e dënueshme! Ndoshta shteti jonë s’bahet kurrë, ama diku ka me ekzistue nji dënim rrënues për këdo që shtin duert në gjakun e të tjerëve!
Comments are closed.