Histori e pazakontë në Kosovë! Një paciente në javën e 34 të shtatzënisë është paraqitur me tension të lartë e hemorragji në spital. Gjendja shëndetësore e saj u rëndua, por pacientja humbi foshnjen. Ajo çfarë ndodhi më vonë është një skenar filmash! Infermierja, në panik për humbjen e bebes, ëhstë ngatërruar dhe ka marrë një tjetër foshnje që kishte ardhur në jetë në atë spital e ia ka prezantuar të ëmës si fëmijën e saj. Nëna është hutuar pasi mjeku kujdestar i ka thënë se e ka humbur beben dhe i ka thirrur për sqarim.
Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj thotë se ka ndodhur një ngatërresë nga një infermiere e repartit të Neanatologjisë.
“Rreth orës 19:40, një paciente në javën 34 të shtatzënisë ka pasur hipertension dhe më pastaj gjakderdhje, në këto raste vdekja e foshnjës është pothuajse e paevitueshme, menjëherë është përcjellë në sallë për operacion, prerje cezariane dhe fatkeqësisht nuk ka mbijetuar foshnja, për të cilën është informuar pacientja, meqë ka qenë nën anestezion lokal. Kur ka dalë nga salla, një infermiere e neanatologjisë me një foshnjë tjetër që ka lindur në atë kohë i ka thënë kjo është foshnja juaj, jashtë autorizimit të saj. Këtu ka ndodhë ngatërresa, mjeku kujdestar përsëri i ka informuar se foshnja nuk ka mbijetuar, dhe përpos mjekut kujdestar nuk guxon askush të japë informacione,”- ka sqaruar Ndrejaj që shton se ndaj infermieres do të merren masa disiplinore.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, duke njoftuar se infermierja ka dhënë informacion të paautorizuar, e cila ka shkaktuar ngatërresën.
“Deri të ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër. Infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinfromuar prindërit,’’- sqaron ShSKUK.
Tashmë infermierja është vënë nën hetim.
Comments are closed.