Maxhoranca ka vendosur të tërhiqet dhe të rishohë vendimin për propozimin për Reformën e re Territoriale. Ky vendim është marrë pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. ABC shkruan se deputetët e Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku kanë kontaktuar me ndërkombëtarët dhe kanë kërkuar të ndërhyjnë në këtë proces pasi maxhoranca nuk tërhiqej nga propozimi për t’i qëndruar reformës aktuale me 61 bashki.
Negociatat me ndërkombëtarët i kanë detyruar socialistët të tërhiqen dhe të rishohin qëndrimet e tyre. Për këtë arsye, Kuvendi i Shqipëri ka miratuar me 101 vota pro shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Territoriale deri në muajin tetor.
Ku ndahen tre grupet për reformën territoriale?
Deri më tani, Partia Socialiste i qëndron ndarjes aktuale territoriale të Shqipërisë me 61 bashki dhe 12 qarqe. Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enkelejd Alibeajn propozuan hartë të re me 92 bashki dhe 6 rajone. Nga 12 qarqe, Grupi i PD propozon rigrupimin në 6 rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha parashtroi idenë e ndarjes së Shqipërisë në pesë rajone e 95 bashki. Sipas propozimit të PD, 51% e bashkive janë bashki qëndrore, do të mbulojnë edhe sportin. Pjesa tjetër e bashkive do të kenë funksione të plota, por do të jenë të fokusuara te shërbimet bazë. Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, pasi shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki, sipas propozimit të PD. Ndërsa bashki shtesë do të kenë edhe rajonet e tjera.
Comments are closed.